e shtunë, 8 janar 2011

Kur deformohet Demokracia

Demokracia ashte forma ma e mire e nje qeverisje e cila e ka origjinene tek Greqia e lashte dhe posacerisht tek qytet-shteti i Athines e cila ishe e para e cila e koncaptonte qeverisjen ne baze te vet etimologjise qe mbart fjala Demokraci ushtet-Popull.  Realisht qeverisja moderne e bazuar mbi pikpamjet Liberaliste eshte me e sofistikuar,ajo eshte e mbeshtetun ne institucione qe funksionojne mbi bazen e parimit te”Kontroll dhe balances” dhe mbi ide te tilla sic ashte ajo e “Liri mendimit-konsesus veprimi”.

Ne fakt duhet thane se ne aspektin modern rendesi jetike per demokracine ka luajtur tradita politike Angleze e mbeshtetun mbi parlamentarizmin ma te vjeter ne Europe qe daton qe ne shek XIII. Tradite kjo qe u zhvillue dhe u perfeksiunue ma shume nga krijimi i SHBA-ve 1776 te cilet materializuan dhe zgjeruan kete tradite ne Kushtetuten Amerikane dhe qe nga aty ndikimi i konceptit te demokracise,institucioneve demokratike dhe i nje shoqerie te lire e demokratike u mor dhe u perhap ne kontinentin europian nga Rrevolucini Francez i 1789.

Bana k`te pershkrim te nevojshem te historikut te demokracise dhe asaj se c`mbart ne vet-vete thjeshtesisht demokracia per ti ardhe ne ndihme trajtimit te keti materiali i cili mer shkas nga polemikat e shfaquna dhe te pa shfaquna qe ka ngjallur reagimi i ambasadorit Amerikan Uidhers ne lidhje me rrezimin e kanditatures se Vangjel Kostes per Gjykaten Kushtetuese, Kosta nuk u miratua nga parlamenti duke mare vetem 4 vota ma pak se ci duheshin.  Ne lidhe me kete zhvillim ambasadori Amerikan u shpreh se vendimi ishte politik. 

Ky konstatim i Uidhersit justifikohet me faktin se parlamenti nuk e kaloi kandidaturen ne fjele per shkak se shumica ne parlament e konsideron te pa pershtateshme moralisht figuren e Kosta Vangjelit per shkak te disa denimeve qe kishte dhane ky indvit ne perudhen e komunizmit,denime keto te bazume kryesisht ne ligjin ma barbare e totalitare, ligji per `Agjitacion e propaganda`.

Para se gjethash duhet ditur dicka; qe nje vend te shkeputet nga e kaluara e erret qe ka pasur duhet te beje nje `Katarsis`(shperlarje shpirtnore) me qellim qe te vihet e vend pozicioni i se `mires` dhe se `keqes` por dhe i `viktimes` dhe `fajtorit`; rrole keto qe ne totalitarizem ngaterrohen. Ky katarsis u ba ne Europen post Nazifashiste por dhe ate post Komuniste, realisht kur gjykon e mendon, thua se shqiperia edhe pse perjetoi te kaluar totalitariste ben perjashtim per sa i perket ketij rregulli te nevojshem, rasti me i qarte ashte rrezimi i ligjit te Lustracionit i cili u kundershtue nga e majta ish-komuniste por qe cuditerish gjeti mbeshtetje dhe nga strukturat perendimore ne shqiperi, kjo edhe pse ligji ishte i njellojte me ate Cek vend ky ne BE dhe qe ka nje ligj te tille qe meret me zberdhjen e figurave dhe te dosjeve te proceseve gjyqesore e sherbimeve te fshehta.

Shembull i tille ashte dhe kjo nderhyrje e Ambasadorit Uidhers qe si ne rastin e ligjit te Lustracionit kishte dale kunder! E cuditeshme kur mendon se si nje ambasador te nderhyje ne qelizat e nje shteti me demokraci te brizhde, por ama institucione demokratike!
Duhet theksuar me force se baza e nje demokracie jane institucionet me kompetencat e percaktuara dhe te ndara (ndarje pushtetesh), keshtu qe ne kete kuader c`vlere ka te nderhysh ne kompetencen e nje institucioni qe meret me caktimin e Gjyqetareve per Gjykaten kushtetuese apo c`fardo kompetence te tille!!? Ceshtja ashte me te vertete e koklavitur, lind pyetja a mos ambasadat jane pjese e pushtetit de-fakto ne shqiperi apo thjeshte kemi te bajme me ambasadore qe tejkalojne kompetencat e tyre duke nderhyre ne punet e brendeshme te nje vendi!!

Nuk jam i bindur qe SHBA, te pakten, kerkon te dekonspiroje demokracine e brizhde Shqipetare por dicka verehet mire ne sfond; Per here e me shume po brymoset nje mndim kjo dhe me fakte se lobe te ndryshme kerkojne te eksperimintojne, duke provu te krijojne hapsira per pushtet ne Shqiperi. Analisti K.Myftari mendon se Partia Socialiste eshte nen presionin e lobit Soroist, (do thoshja per ta reduktuar lobin) Ai mendon se me dishepujt e ti Rama,Velia,etj ky lob kerkon te kapi PS trazhgimetare e Komunizmit parti kjo me pervoje sidomos ne fushen e probagandes dhe te kuadrove te shumte sic eshte dhe rasti i Kostes i cili na del qe ashte pjese e financimeve te Sorosit ne eliten e pereferueme gjyqesore.

Keshtu pra pertej aspiratave te nje shoqerie qe perpiqet te krijoje nje culture demokratike mbi te cilen vendoset nje demokraci e vertete dhe e konsoliduar, kemi te bejme me ca manovra qe ne mos qofshin per tej kompetencave te nje ambasadori `te kapur`; ne mos qofshin dhe si perpjekje per te ndihmuar demokracine dhe sistemin gjyqesore ne shqiperi, kjo ne thojza! kjo qe ndodh ashte ne kunershtim te plote me demokracine e vertete, eshte ne kundershtim me profilin e institucionit`Parlament`si shprehje e aspirates se sovranit popull, eshte ne kundershtim me profilin qe duhet te mbaje nje ambassador i cili nuk duhet te nderhyje ne punet e brendeshme te nje vendi tjeter, per me teper ne punet e tempullit te demokracise, Parlamentit. Per ta perseritur dhe me ma force!

Kjo qe ndodh ashte ne kundershtim me pushtetin e popullit, ashte ne kundershtim me parlamentin dhe ashte ne kundershtim dhe me ndarjen e pushteteve, ne kete kuader nuk duhet harruar se asnje ambasade sado dashamirese; duhet te respektoje institucionet e vendit kur ato jane te zgjedhura ne mynyre demokratike, nese ka problem ne kete drejtim Uidhers me mire te thote nese parlamenti nuk eshte demokratik, (gje qe nuk rezulton) dhe mer vendime politike, se sa te bej vete deklarata politike qe nuk i sherbejne as vendit qe perfaqeson dhe as Shqiperise populli i se ciles admiron dhe adhuron SHBA, por qe i pelqen qe vendin e vet ta qeveris vet, dhe, ne qofte then edhe me SHBA-ne ne krah,  por jo, dhe kurr jo, me lobingje masonike qe kompromentojne demokracine dhe konsolidojne Ologarkine dhe Oligarket, qofshin politik dhe ekonomik.


nga: Besnik Bucaj

1 koment: