e shtunë, 8 janar 2011

Fillesat e gjuhes dhe letersise Shqipe

                 FILLESAT E GJUHES E LETERSISE SHQIPE, TE SHKRUEME!  


Dihet qe gjuha shqipe ashte nje gjuhe nder ma te vjetrat,shqipetaret si pasuni te pare te autoktonise dhe te kultures se tyne kane pikirisht gjuhen e cila ashte e vecante nder gjuhet indo-europiane dhe e lidhune ngusht dhe me truellin autokton te shqipetareve ne ballkan por dhe ma gjane.
Gjuha si mjet komunikimi njerzore ashte fillimisht,heret e folune dhe ma pas e shkrume,ajo ne rradhe te pare ashte e lidhune ngusht me krijimin e shtetit i cili e kishte te nevojshme dokumentimin,ma pas ne zhvillimine saj ka ndihmu zhvillimi i kultures dhe religjoni specifikisht ne vartesi te rasteve. (rasti i shqipes lidhet nga studiuesit me te dytin).
Per sa i perket rastit te lidhjes shtet-gjuhe e shkrume mund te thuhet se paraarrdhesit e shqipetareve  (dhe te shqipes), Iliret kishin shtetet e tyne;por pushtimet e hereshme jane shoqeru dhe me shkatrim te administrates vendase qe mund te kete perdore gjuhen vendase dhe per pasoje dokumentimi i gjuhes shqipe nuk ashte arrite te provohet qe ne kohen e hereshme ilire.
Keshtu qe per gjate peridhes se zgjatun romake e bizantine shqipetaret e kishin te veshtire ta zhvillonin gjuhen e tyne ne nje kohe qe gjuha e administrates por dhe e kultures per kohen ishte ose ajo latine ose ajo greke ne perudhen e bizantit.
Periudha me te cilen lidhet dokumentimi i gjuhes se shkrume perkon me nje perudhe qe ashte e lidhune me religjonin(besimin)dhe zhvillimin kulturore europian dhe me epoken e lavdishme te Skenderbeut; konkretisht peridha perkon me levizjen Humaniste qe nisi ne Itali dhe me kunder reformat qe ndermori kasha e shejte romake per tju kundervu rezikut qe sollen reformat e Martin Luterit te cilat cenuan dominimin religjoz te Papatit ne Europe! Keshtu kisha filloi te krijonte kushte qe lutjet te thueshin ne gjuhen vendase per te forcue lidhjen e besimtareve me kishen romake.
Formula e pagezimit (1462) ashte dokumenti i pare i shqipes(gegnisht) dhe prove e pare e asej qe u tha ma siper, formula thote: UN TE PAGESONJ P`R EMNIN T`ATIT E T`SHPIRTIT SHENJT ! me pas kemi FJALORIN e Arnold Von Harfit (1497), kalorsi gjerman qe perktheu disa fjale per te komunikuar: Librin i pare MESHARI I Gjon Buzukut (1555) dhe UNGJILLIN E PASHKEVE (disa faqe ne nje dorshkrim greqisht fund shek XV)ne alfabet greqisht dhe dialekt toske.
Keshtu keta perbejne dokumentat e pare te shqipes se hereshme te shkrume,realisht studiusit mendojne se shqipja ishte dhe ma heret e shkrume ne baze te deshmise se murgut gjerman Brokardi i cili ne 1332 thote se: SHQIPETARET EDHE PSE KANE NJE GJUHE KREJTESISHT TJETER NGA LATINET, NE LIBRAT E TYNE PERDORIN ALFABETIN LATIN:
KORIFEJT E PARE TE LETERSISE SHQIPE!







 
                      MARIN BARLETI    (1460-1513) 
 Barleti ashte humanisti i pare shqipetare dhe nje nder ma te njohunit humaniste europian te kohes, vepra ma e njohune e ti ashte <Historia e Skenderbeut> e cila per jehonen qe bani ne europe u botue plot tre here ne latinisht,ne Strazburg(1537)ne Frankfurt(1578)dhe Zagreb(1743),Vepra ashte e botume ne latinisht per faktin e thjeshte se ajo u drejtohej interesit te madh europian per jehonen e madhe te periudhes Skenderbegiane bashkohes dhe deshmitare i se ciles ishte!Vepra perbehet nga dy pjese ku e para ka 6 libra dhe e dyta 7!Vepra te tjera jane<Rrethimi i Shkodres> me (1504) ne kete beteje ai mori pjese aktiv;Me (1513) botoi <Shkurtore e jetes se papeve> te cilen ia kushtonte Pjeter Engjellit vellait te Pal Engjellit kryepeshkop i Durresit I cili e kishte perkrahur per vepren kushtuar Skenderbeut.                       

                                                                                                                                                                                                           




                         GJON BUZUKU !    (Shqiperusi i pare)
Ashte autori i pare i librit te pare ne shqip!<Meshari>ashte nje veper me karakter fetare qe perdorej ne meshat kishtare dhe qe ai e shkruajti nga 20 marsi i 1554 deri ne 5 janare 1555.Buzuku ishte prift i malsis se Mbishkodres me origjine nga fshati Kraje.       
Ai ishte i vetedishem per rendesine e vepres ai deshmon se e mer kete veprim per shkak se nuk kishte libra ne shqip dhe se dashtunia per vendin e bante te merte mundimin me <zdritun pak mendet>per popullin e tij!Meshari ka vlera te mdha artistike per faktin se ai perdor nje mjeshteri artistike qe tejkalon kufijt e nje libri fetare,ka pasuri te madhe fjaloristik per fjalet e shumta e te vjetra shqipe,si dhe ka vlera historike per gjuhen e perdorur e cila ashte gegnisht e perdorur si nje gjuh unike edhe ne jug dhe tek arbereshet e italise:pra,nuk kishte filluar difirencimi dialekteve.Keshtu Buzuku ashte babai i gjuhes se shkruar dhe vepra e tij Meshari ashte monument thelbesore i kultures,gjuhes dhe historise se gjuhes shqipe.




                                    LEK MATRANGA  (1560-1619)
                                              (Vjershtari i pare)
Shkrimtari me i hereshem Arberesh,Matranga ishte klerik meshtare i cili hapi siparin e nji plejade Arbreshersish me culture qe nen krenarine e perudhes Skenderbegiane do mbanin gjalle per shekuj identitetin dhe gjuhen shqipe deri ne ditet tona.
E mbesueme e kreshtere(Dottrina Christiana)ashte vepra e tij qe realish eshte perkthim i nje libri te jezuitit Spanjoll i qujtun P.Landesma!Libri ashte ne formen e KATAKIZMI(ligjerim i shkurt pytje-pergjigje i mesimit per doktrinen kristiane).
Pjese e keti perkthimi ashte dhe vjersha <Kenge e peshpirteshme> e cila ashte origjineliteti i tij dhe vjersha e pare e gjuhes shqipe,dialekti qe perdor Matranga ashte toskenishte shume e hereshme gja qe i shton vleren historike.



      
               PJETER BUDI  (1566-1622)  

  (Shkrimtari dhe poeti i pare origjinal shqipeta

Lindi ne Guribardhe te Matit mesimet e para i mori ne vendlindje si autodidakt per tu ba prift ne moshen 21 vjece!Sherbeu si prift ne kosove e maqedoni per tu emru nga selia e shejt si vikar i pergjitheshem i serbise!
Budi ashte para-nacionalisti i pare qe kishte nje botkuptim te kthjellet per vetedijen nacionale e kulturore per vendin dhe popullin e tij.Kete botkuptim dhe bindjet e tij atdhetare e ka shprehur qarte ne programin e tij per nje kryengritje ballkanike,dokumentin te cilin ia drejtonte Romes,ne dekument ai ben nje pershkrim te historise dhe etnologjise shqipetare ku ngre nalt karakterin dhe vullnetin e shqipetareve per nje kryengritje !Budi organizoi nje lidhje me meshtare shqipetare e cila nuk pranonte meshtare te huaj ne tokat shqipetare.Keshtu per kete veprimtari politike ai dhe vritet ne perpjekje per te keluar lumen Drin.
Veprat e tij jane <Doktrina e krishtene>(1618)<Rituali roman> (1621) <Kush thote meshe,keto kafshe i duhen me sherbyen> (1621) dhe <Pasqyr e te rrefyemit> (1621)
Vepra ma e shqume e tij ashte  <Doktriena e Krishtene>e ribotuma tre her per gjate kohnave,(1639-1664-1868).
Origjinaliteti i Budit qendron ne 100 faqe proze origjinale e gjendune ne veprat e tij dhe plot 3200 vargje duke e ba poetin e pare shqipetare original. 
Ne foto Pjeter Budi duke u rrefyer Rome 1921 marre nga libraria e Vatikanit. 




                           FRANG BARDHI  (1606-1643)

                  (Gjuhetar,Leksograf,Etnograf,Folklorist i pare) 

Frang Bardhi lindi ne Kallmet te Zardimes ne nje familje te njohune e cila kishte nxjere Ipeshkvij dhe Kapedane dhe qe kishin lidhje me Venedikun.Mesimet e para i mori ne vendlinje,ne moshen 22 vjece u ba prift per te vazhdu studimet ne kolegjin Ilirjan te Loretos dhe seminarin e Propagandes ne Rome.            Veprat e tij jane <Fjalori Latinisht_Shqip 1635>dhe <Skenderbeu 1636>(apologji per te),Budi vdiq i ri por ai deshmon se ka dhe shume perkthime qe kane humb ose nuk jane gjete hala.
Fjalori i Budit ashte fjalori i pare ne shqip,ne kolonen shqip jep dhe kuptimin ne turqish ndersa ne kolonen latinisht jep dhe kuptimin italish duke tregu keshtu se ai I njihte keto gjuhe dhe se fjalori ishte me i gjane se kaq.
 Ne ket veper ai permbledh dhe fjale te urta shqipetare dhe sentenca shqipe qe kane te bajne me pervojen dhe psikologjine e vecante te shqipetarit duke e ba keshtu Budin Linguistin dhe Etnologun e pare shqipetare qe la nje pasuni te madhe ne kete fushe.
Ne vepren apologjike <Skenderbeu>ai flet per origjinen autoktone te Skenderbeut te cilin kishin filluar ta pervetesonin vende te ndrysheme,keshtu ai hedh poshte me argumenta pretendimet e nje studiuesi Maranoviq i cili pretendon origjinen Boshnjake te Skenderbeut.Budi thumbon dhe ironizon studiues te tille te cilet mundoheshin ta pervetesonin figuren e Skenderbeut,gjithashtu Budi shprehet me emocion dhe krenari per figuren e heroit shqipetare dhe per faktin se po i rikthente shqipetareve heroin e tyne.




                          PJETER BOGDANI  (1630-1689)

             (Shkrimtari ma i madh i letersise se vjeter shqipetare)
Lindi ne Gur te Asit Prizren nga nje familje mjaft e mocme si deshmon dhe vet ai.Kreu studimet ne kolegjine e ilirjan te loretos dhe ne ata te propagandes ne Rome.U dimplomu ne teologji dhe filozofi.
Punoi si meshtare ne Pult per tu emru ipeshkv i Shkodres dhe ma pas ne Shkup ku dhe shkrujti kryevepren e tij per 10 vjete <Ceta e Profeteve>i perndjekun vazhdimisht nga autotitetet turke gja qe ia veshtiresoi veprimtarine vdes ne Prishtine me 1689.
Vepra ndahet ne dy vellime,i pari Ceta e Profeteve dhe i dyti,Mbi jeten e jezu Krishtit  vepra ashte ne shqip dhe italisht,vepra karakterizohet nga origjinaliteti i plote qe rrok filozofine,poetike,retorike,poezi e proze.Thellsia e mendimit,mjeshteria gjuhesore ne shqip si dhe niveli artistik e ngrtin ne nivelet ma te nalta te kohes se ti duke e ba vepren monument te pa sevendsueshem te kultures shqipe.Ne veper Bogdani perdor emnat e vendeve shqipetare si emra te personazheve duke e perkund keshtu vendin dhe identitetin ne djepin e botes krijuese me nje nivel te larte artistik dhe filozofik.

Autor dhe Studiues :  Besnik Bucaj
Gazeta Shkelzeni :     Ju lutemi te tregoni autorin si dhe gazetan nese ky shkrim perdoret flm 

Nuk ka komente:

Posto një koment