e shtunë, 8 janar 2011

Bajram Curri

                                                             BAJRAM CURRI! (1862-1925)

Lindi ne gjakove nga nje familje nga fshati Margegaj I Malsise se gjakoves,lindja e tij eshte nje epilog epik i nje njeriu fati i se cilit do i nenshtrohej fatalizmit te mynyres se lindjes!I shperngulur me familje nga fshti drejte Gjakoves lind rruges ne nje qerre njeriu i cili do ta kalonte tan jeten e tij ne nji rrugtim epik i cili do ta rradhise si nje nder rilindasit dhe themeluesit me te mdhenj te kombit shqipetare.
I brymosun me idete te Lidhjes se Prizrenit ai do te ishte krah i djathte i Zek Byberit ne themelimin e Lidhjes Besa-Bese(Pejes).Ishte pjese e gjitha kryengritjeve qe nga 1908 e deri tek ajo e pergjitheshmja e 1912 ku forcat e udhehequra nga ai shkateruan forcat osm

ane ne betejen vendimtare te qafes e se Prushit per te marshu me triumf ne clirimin e Shkupit ne
korrik te po atij viti duke cliruar keshtu vilajetin e Kosoves dhe duke shenue fitoren e shqipetareve per balle perandorise se gjynezueme tashma,osmane dhe per te arritur pavarsine.

Ne foto B.Curri me shoke

Me 1918 ishte nje nder themeluesit dhe anetaret e organizates ma te fuqishme qe ka vepru ne trojet shqipetare,Komiteti:Mbrojtja kombetare e kosoves,ai do ta udhehiqte ne perudhat 1918 e deri ne 1925 kur dhe do vritej,si figure kryesore e organizates e cila udhehiqte luften Kacake e cila eklipsoi pushtetin Serb ne kosove dhe e cliroi pjeserisht ate.B.Curri ishe nenkryetare i klubit Bashkimi te Shkupit i cili mlodhi Kongresin e Manastirt qe do te vendoste per alfabetin.Kontributi i tij ne fushen e kultures dhe arsimit nuk do te reduktohej vetem ne perkrahjen e alfabetit,kontributi i tij do te shtrihej fuqishem ne zhvillimin e arsimit,ne 1924 me inisjativen e tij do organizohej kongres arsimore i cili do te vendoste per zhvillimin dhe perhapjen e arsimit dhe shkollave ne shqiperi,B.Curri do te kontribuonte personalisht ne hapjen e shkollave dhe ne financimin e talenteve nepermes bursave neper vende te ndryshme perendimore per tu arsimuar.
Si antare i Mbrojtja kombetare e Kosoves me 1919 do te dergonte nje proteste Konferences se paqes ne Paris ne te cilen kerkohej te njiheshin kushtet dhe te drejtat e mohuara te shqipetareve jasht shtetit ame.
Si pasoje e veprimtarise se dendun te komitetit qe udhehiqte luften kacake gjendje brenda dhe jashte Shqiperise do te komplikohej per te arritur ne kryengritjen e 1924,nje veprimtari e tille beri qe shqiperia si shtet i ri te mos kishte stabilitet per shkak te nderhyrjeve Jugosllave te cilet kerkonin nderprerjen ndihmes nga ana e shtetit shqipetare.
Duke e kuptuar nevojen per nje stabilitet per shtetin e ri dhe per te larguar nderhyrjet e vazhdueshme jugosllave Ahmet Zogu dikure i mbeshtetur nga B.Curri dhe bashkepunetore ne ndertimin e shtetit shqipetare,u be kundershtari politik i cili nga i rrezuar do te behej ngadhnjyes me triunfin e Legalitetit te 1925.
I ndjekur nga forcat xhandare per tu kapur dhe derzuar vrasja e tij me 29 mars 1925 ka nje tis misteri per ate nese vertete  kerkohej vrasja nga ana e qeverise se Zogut apo nese ne vrasjen e tij kane vepruar agjenturat serbe te cilat perfitonin nga rasti per te vrare ate qe me plot goje do quhet Plaku i maleve.
B.Curri mbetet si nje nga figurat baballare te kombit shqipetare,udheheqes ushtarak njohes i mire i politikes ai do i dilte ne shteg nevojave te kombit shqipetare ne momente kruciale te ekzistences per aq sa ai ishte gjalle,per kete peshe te madhe qe ka kjo figure shteti shqipetare por dhe shteti i dyte shqipetare (Kosova) do te dekuronin me titullin hero Kombetare.




B.B

Nuk ka komente:

Posto një koment