e shtunë, 8 janar 2011

Aty ku nis rrugen Flamuri i pamvarsis

                   Ne kete foto jane.  Komiteti: "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"

Bajram Curri. 
Kadri Prishtina.
Hasan Prishtina.
Bedri Pejani.
Sali Rama. etj

Kushdo qe lexon sa do pak nga historite qe bene epoke, qofte per nje komb ose per shume te tille ka ne mendje fillimin, ecurine dhe finalizimin e rrugetimit epokal te historise qe percakton nje epoke te tille! Te gjithe e dine pak a shume per 28 nentorin e 1912 por jo shume e dine te sintetizume historine e kesaj periudhe! Vitet 1909-1912 jane vite te nje lufte e perpjekje te pa epun te shqipetarve ne vilajetet e Kosoves dhe Shkodres te cilet luften e tyne e kishin ne vazhden e idealeve kombetare te Lidhjes se Prizrenit dhe  asaj te Zek Byberit, Lidhjen Besa-Bese. Te mashtruem disa here nga mos respektimi i marreveshjeve qe u banin xhon turqit, shqipetaret me 1912 e gjeten veten ma kompakt e ma te vendosun per qellimet e tyne. Hasan Prishtina perfaqesues i vilajetit te Kosoves ne parlamentin osman u ba flamurtar i pare qe hapun dhe me kurajo deklaroi se; Nese qeveria osmane nuk mer parasysh aspiratat e shqipetareve atehere do jem une qe do mar flamurin e kryengritjes. Te mbledhun ne lagjen Taksim te Stambollit pas keti qendrimi kurajoz, ne shpine e Syrja Vlores; H.Prishtina I.Qemali Bedri Pejani, Esat Toptani etj, hartuan nje plan per nje kryengritje te pergjitheshme organizator politik i se ciles ishte vet Hasan Prishtina. Relisht obligimet e marra u zbatuan vetm nga H.Prishtina I.Qemali e ndoj tjeter. Barren e kryengritjes do ta mbante si gjithmone Kosova per te zbritur me pas ne jug te shqiperise, nderkaq I.Qemali u ngarku te ndermirte nje turne ne kancelarite europiane per te lobue ne mbeshtetje te shqipetareve dhe per te mbledh te holla per armatim.


H.Prishtina kreu i kesaj sipermarrje vijonte nje fushate te dendun diplomatike per te afruar e nxitur te gjithe faktoret anti osman brenda dhe jashte perandorise.Keshtu ai hyni ne bisedime me perfaqesues Arabe e Kurde te cilet i nxiti qe te vepronin nen shembullin e shqipetareve ashtu sic realisht do te vepronin me vone per tu shkepute .Gjithashtu ai hyni ne bisedime dhe me perfaqesues te levizjes Maqedonase te cileve u premtoi krijimin e nje shteti Shqiptaro-Maqedonas, realisht qellimi ishte qe te rriste fuqine goditese!
H.Prishtina vemendjen kryesore e drejtoi kah fuqite e medha te cilat kishin potencialin qe te benin realitet perpjekjet shqipetare te cilat realisht po i dekonspironin ne vazhdimesi qe nga Lidhja e Prisrenit. Ne lidhje me Angline, Prishtina mori premtimin se ajo nuk do ta kundershtonte por dhe nuk do ta perkrahte kryegritjen, Austro-Hungaria nga ana e saje keshilloi qe te mos prishte status-quone e mbeshtetun ga fuqite e tjera per shkak se keshtu  do te fajsoheshin shqipetaret dhe per kete nuk do te mbeshteteshin. Nga vendet fqinje Serbia e cila kishte interesat e saje premtoi se nuk do te nderpriste rruget e furnizimit me arme nga veriu i trojeve shqipetare. Ne tersi vendet tjera preferun qe te mbanin nje qendrim te rezervum gja qe impononte dhe politiken e kujdeseshme qe ndiqte H.Prishtina i cili kishte parasysh dhe kercenimin e planeve shoviniste fqinje! Keshtu ai kerkonte te perdorte qenjen ne perandorine osmane si nje umbrelle e cila ndihmonte shqipetaret per tu ruajtur nga copetimi si dhe te kanaqte kerkesen e fuqive te medha qe kerkonin ruajtjen e status-quose per perandorine osmane! Keshtu ai ishte i vetedishem se e vetmja hapsine per te vepruar ishte qellimi per te bashkuar vilajetet shqipetare ne nje te vetem autonom, kerkese maksimale qe per qeverine osmane por dhe per fuqite e medha ishte e pa pranueshme.
Si krah te djathte per organizimin politik dhe ushtarak ne terren H.Prishtina kishte B.Currin I.Boletinin Idriz Seferin te cilet realisht perbanin berrthamen kryesore (ne terren) se ciles u bashkohej dhe I.Qemali, L.Gurakuqi, Nikoll Kacorri e te tjere rroli i te cileve do te dilte ma vone.


NGA  MALSIA E  GJAKOVES DHE JUNIKU  DREJTE  TRIUMFIT !

Me 21 prill 1912 mblidhet kuvendi i kater bajraqeve ne Malsine e Gjakoves i cili kishte per qellimorganizimindhe bashkeveprimin e kryengritjes. Keshtu nga Malsia e Gjakoves u u leshu thirrja drejtuar popullit shqipetare per kryengritje dhe bashkim nen nje komitet kombetare. (Dokumenti eshte i ruajtun). Nderkaq veprimet ushtarake te nisuna nga Malsia e Gjakoves kishin krijue nje hapsine te lire qe shtrihej ne thellsi te Gjakoves dhe ne baze te planit te H.Prishtines u vendos qe ne fshatin Junik te mblidhej nje kuvend mbare kombetare; keshtu me 21-25 maj 1912 u mblodh kuvendi i Junikut ne te cilin moren pjese rreth 250 delegate nga Kosova, Shkodra, Elbasani dhe perfaqesues nga jugu.
Kuvendi vendosi qe te shperthente nje kryengritje te pergjitheshme me kerkesen thelbesore arritjen e autonomise!  
Duke pare situaten qeveria turke dyndi ushtri te shumta ne territoret shqipetare vecanarisht ne kosove. Forcat shqipetare nen drejtimin e I Boletinit kishin arritur disa suksese per marjen e Pejes, nderkaq forcat turke sulmojne qendren e kryengritjes Malsine e Gjakoves; Te udhehequn nga B.Curri ne Qafen e Prushit forcat shqipetare zhvilluan nje beteje vendimtare duke thye plot kater batalione turke duke i dhane keshtu shpirt kryengritjes,sic do shprehej H.Prishtina.
Relisht kjo beteje tregoi qarte forcen goditese te shqipetareve dhe vuni ne levizje dhe konjikturat ballkanike per te pershpejtu dakordimin e planeve te tyne shoviniste.
Nderkohe disfata ushtarake shkaktoi nje termet ne Stamboll duke sjelle nje rrevolte anti qeveritare ne ushtri. E gjendun ne nje situate te tille qeveria osmane pranoi te hynte ne bisedime me H.Prishtinen, keshtu me 22korrik 1912 pasi qe ishte  formuar kabineti i ri qeveritare pala turke dergoi nje komision te kryesuar nga Sulejman Pasha.
Ne bisedimet e para Hasan Prishtina pervec kerkesave per autonomi kerkoi dhe shperndarjen e parlamintit (sic duket keshtu ai kerkonte te fuste ma ne krize shtetin osman nga i cili mund te perfitonte ma shume) zgjedhjet e atij viti ishin kontestue nga shqipetaret per manipulime ne kurriz te tyne! Kjo kerkese u cilsue e pa pranueshme por H.Prishtina deklaroi se shqipetaret ishin te gatshem te marshonin drejte Stambollit! I tronditur nga ky kercenim Veziri(kryeministri) njoftoi H.Prishtinen te vijonin bisedimet pasi kishte shkarkue dhe zevendesue Sulejman Pashen me perfaqesuesin e ri Ibrahim Pasha.
Ibrahim Pasha u mundue qe ne bisedime ta trajtonte kryengritjen si lokale qe perfshinte vetem veriun, por ai deshtoi perballe qendrimit te H.Prishtines dhe B.Currit, nderkaq H.Prishtina parashtroi kerkesat e Junikut per shpalljen e kufijve te nje shqiperie autonome.
Duke pare situaten,jo vetem autoritetet turke por dhe agjenturat e shteteve fqinje u munduan te percanin udheheqen shqipetare,nga ana e saje qeveria turke lunte me karten e rrezikut te coptimit nga shtetet fqinje, nderkohe qe agjenturat fqinje nuk mund te mirprisnin nje sukses te shqipetareve ne bisedime dhe per kete kerkonin qe te fitonin kohe permes shtyrjes dhe zgjatjes se bisedimeve. Propaganda turke me gogolin e planeve shoviniste lekundi disa krene shqipetare ne mes te cileve dhe vet I.Boletinin por H.Prishtina e kuptonte lojen dhe keshtu gjate gushtit mblodhi kuvendin e Ferizait per te rikonfirmue unitetin ne udheheqen shqipetare.
Duke mare ne konsidrate rrezikun realist nga kercenimi i coptimit dhe percarjen qe mund te sillte ne udheheqen shqipetare H.Prishtina hartoi nje plateforme te re me 14 pika te cilat shmangnin shprehjen autonomi por qe ne thelb 14 pikat konkludonin dhe conin ne autonomi.
Katrembedhjet pikat e dokumentit iu dorezuan pales turke me kecenimin se nese nuk plotesoheshin mbrenda 2 diteve forcat shqipetare do mernin shkupin si paraljamrim qe ma leshime nuk banin shqipetaret dhe se rradhen ma pas e kishte Selaniku, Shkupi realisht ishte vend strategjik,jo vetem si qendra e vilajetit te Kosoves por dhe per faktin se ishte nyje kyce mes teritoreve shqipetare dhe perandorise osmane ne lindje!Duke mos iu pergjigjun ultimatumit forcat shqipetare marshuen drejt shkupit  me 11 gusht per ta clirue tersisht me 15 gusht me hymjen e forcave kryesore te udhehequn nga B.Curri.Pas kesaj filloi clirimi i territoreve te gjana dhe shtrirja e e kryngritjes ne jug nen thirrjen : ti bashkohemi vellezerve gege per autonomi:
Duke pare situaten e veshtire qeveria turke pranoi 12 nga 14 pikat e H.Prishtines, dy pikat ne fjale banin fjale per penalizimin e funksinareve qeveritare gja qe nuk I interesonte as H.Prishtines.
Ne keto  kushte dhe duke mare ne konsiderate rrezikun fqinj H.Prishtina deklaroi nderprerjen e veprimeve ushtarake.Keshtu realizimi i qellimeve u arrit dhe 14 pikat e hartuara nga H.Prishtina i hapen rruge procesit te vetevendosjes se shqipetareve.
Monarkite shoviniste duke pare suksesin e arritun nga shqipetaret shperthyen luftat ballkanike,qellimi i te cilave realisht ishte coptimi i trojeve shqipetare ne rradhe te pare. Momenti i gjetun per te fillue luften nuk ishte i rastesishem,me shqipetaret e lodhun dhe turqit e mundun nga shqipetaret!monarkite e ballkanit do ta kishin shume te thjeshte qe te realizonin qellimet e tyne.
Gjate nentorit forcat monarkike pushtuan pjesen ma te madhe te territoreve shqipetare duke ba te qarte se tashma nuk mbetej gja tjeter vec te shpallej pamvarsia!Ne perpjekje per te frenue vershimin e ushtrive serbo-malazeze H.Prishtina B.Curri I.Boletini etj nuk arriten qe te mernin pjese ne kuvendin emergjent per situaten,te mbajtur ne Vlore,te mbeshtetun nga kancelari europiane I.Qemali L.Gurakuqi N.Kacorri etj vendosen te shpallin pavarsine pa kane nevoja qe te mblidheshin gjithe delegatet te cilet ne gjendjen e krijueme e kishin te pa mundun te mbrrinin;qytetet si TirananElbasani etj shpallen pavarsine per ti pararprir pushtimit pa u mbledhe kuvendi.
Keshtu me 28 nentor 1912 u mblodh kuvendi dhe po ate dite u shpall vullneti i kombit shqipetare per te kane te pa varun,nje dite ma vone Isa Boletini qe perfaqesonte kosoven mberriti ne Vlore per te puth gjakun e shqipetareve e ne rradhe te pare te kosoves, rrekete e se ciles rrodhen deri ne Vlore per tu misheru ne flamurin e pavarsise!

Nga Besnik Bucaj

Nuk ka komente:

Posto një koment