e shtunë, 8 janar 2011

Ate Shqefen Gjocova

                                                  SHTJEFEN GJECOVI   (1873-1929)



  Shtjefen Gjecovi lindi ne Jenjeve (Kosove) ku dhe kreu mesimet e para,shkollen e mesme e kreu ne Kolegjin Franceskan te Troshanit per te viju ma pas studimet teologjike ne Bosnje.Sherbeu si famulltar ne vise te ndryshme,si ne Peje,Kurbin,Gomsiqe etj.Pervec sherbesave fetare ai sherbeu dhe si mesues i shqipes ne Arbnesh te Zares.I brymosun me ndjenja patriotike dhe si njeri qe i perkiste brezit te rilindasve dhe te pamvarsise At Shtjefni ishte dhe aktivist i levizjeve kombtare,me 1909-1912 ishte pjese e kryengritjeve kunder osmane qe cuan ne pavarsine e vendit,me 1920 mori pjese ne luften e per clirimin e Vlores nga italianet dhe ishte pjese e pa ndame e e rretheve intelektuale e vepruese qe mbanin gjalle qendresen Shqipetare kunder sundimit serb ne viset Shqipetare,per kete pozite te pa epun ne funksion te ceshtjes kombtare agjentura Serbe permes organizates terroriste Cerrna Ruka organizoi vrasjen e ti me 14 tetor 1929.
Shkrimtare,etnolog,arkeolog dhe i dallum sidomos ne lemin e etnologjise At Shtjefen Gjecovi ashte mledhesi dhe kodifikuesi i vepres madhore te kultures dhe te identitetit kombetare KANUNIT te LEKE DUKAGJINIT.Vepren ai e botoi pjes pjes ne revisten Hylli I Drites dhe te plote u botue me 1933 me nje parathanje nga At Gjergj Fishta
Kanuni i mbledhun me aq perkushtim dhe profesionalizem e bani te njohun ne rrethet shkencore brenda e jasht vendit,jo vetem kaq por kjo veper e madhe dhe po thuaj e perbashket e At Shtjefnit dhe e popullit qe e kishte rujt ne ndergjegjen e tij per mira vjet,bane te mundun qe europa dhe bota te kishin mundesine te njihnin popullin shqipetare me rranjet ,kulturen dhe psiqiken e vecante dhe

 unike te nje populli te lashte.
Gjecovi ashte autor dhe i mjaft veprave ne leme te ndryshme si Drama (Dashtunia e Atdheut 1901) Vepres morale didaktike (Agimi i Gjytetnise1910)etj.  Ai ashte autor i studimeve etnologjike e arkeologjike te botume ne shtypin e kohes,  studime me mjaft interes Gjecovi kreu dhe ne fushen e arkeologjise e sidomos te kultures popullore por qe per fat te keq dhe sot e kesaj dite nuk promovohen sa duhet,vlen te permendet me interes se vetem nje gjetje e Gjecovit dhe qe ka te baj me te ashtuquajtu
nen unaza e Gjecovit ngjall me te drejte nje interes intrigue Fjala ashte per nje unaze me vlera te jashtezakoneshme e gjetun nga ai dhe qe i takon perudhes Ilire,unaza pervec vleres se madhe ne ari ashte e mbeshtjell me mister per faktin se akoma nuk ashte zbardhun se e kujt prijesi Shqipetaro-Ilir ishte si dhe per simboliken qe mban! Ne perfundim At Shtjefen Gjecovi mund te thuhet se ashte nje nga sherbysit ma te paster dhe besnik te kultures e kombit Shqipetare per c’ka ka dhe meriten historike se ishte nji nga ata qe brymosen dhe nxoren ne pah kombin Shqipetare, Vepra  Kanuni I Leka Dukagjinit mbetet vepra me madhore e tij por jo vetem e tij!       
Fotoja poshte nga e majta ne te djathte : Karl Prennushi, Gjergj Fishta, Justin Rota, Shtjefen Gjocovi 








Nga: Besnik Bucaj 

Fillesat e gjuhes dhe letersise Shqipe

                 FILLESAT E GJUHES E LETERSISE SHQIPE, TE SHKRUEME!  


Dihet qe gjuha shqipe ashte nje gjuhe nder ma te vjetrat,shqipetaret si pasuni te pare te autoktonise dhe te kultures se tyne kane pikirisht gjuhen e cila ashte e vecante nder gjuhet indo-europiane dhe e lidhune ngusht dhe me truellin autokton te shqipetareve ne ballkan por dhe ma gjane.
Gjuha si mjet komunikimi njerzore ashte fillimisht,heret e folune dhe ma pas e shkrume,ajo ne rradhe te pare ashte e lidhune ngusht me krijimin e shtetit i cili e kishte te nevojshme dokumentimin,ma pas ne zhvillimine saj ka ndihmu zhvillimi i kultures dhe religjoni specifikisht ne vartesi te rasteve. (rasti i shqipes lidhet nga studiuesit me te dytin).
Per sa i perket rastit te lidhjes shtet-gjuhe e shkrume mund te thuhet se paraarrdhesit e shqipetareve  (dhe te shqipes), Iliret kishin shtetet e tyne;por pushtimet e hereshme jane shoqeru dhe me shkatrim te administrates vendase qe mund te kete perdore gjuhen vendase dhe per pasoje dokumentimi i gjuhes shqipe nuk ashte arrite te provohet qe ne kohen e hereshme ilire.
Keshtu qe per gjate peridhes se zgjatun romake e bizantine shqipetaret e kishin te veshtire ta zhvillonin gjuhen e tyne ne nje kohe qe gjuha e administrates por dhe e kultures per kohen ishte ose ajo latine ose ajo greke ne perudhen e bizantit.
Periudha me te cilen lidhet dokumentimi i gjuhes se shkrume perkon me nje perudhe qe ashte e lidhune me religjonin(besimin)dhe zhvillimin kulturore europian dhe me epoken e lavdishme te Skenderbeut; konkretisht peridha perkon me levizjen Humaniste qe nisi ne Itali dhe me kunder reformat qe ndermori kasha e shejte romake per tju kundervu rezikut qe sollen reformat e Martin Luterit te cilat cenuan dominimin religjoz te Papatit ne Europe! Keshtu kisha filloi te krijonte kushte qe lutjet te thueshin ne gjuhen vendase per te forcue lidhjen e besimtareve me kishen romake.
Formula e pagezimit (1462) ashte dokumenti i pare i shqipes(gegnisht) dhe prove e pare e asej qe u tha ma siper, formula thote: UN TE PAGESONJ P`R EMNIN T`ATIT E T`SHPIRTIT SHENJT ! me pas kemi FJALORIN e Arnold Von Harfit (1497), kalorsi gjerman qe perktheu disa fjale per te komunikuar: Librin i pare MESHARI I Gjon Buzukut (1555) dhe UNGJILLIN E PASHKEVE (disa faqe ne nje dorshkrim greqisht fund shek XV)ne alfabet greqisht dhe dialekt toske.
Keshtu keta perbejne dokumentat e pare te shqipes se hereshme te shkrume,realisht studiusit mendojne se shqipja ishte dhe ma heret e shkrume ne baze te deshmise se murgut gjerman Brokardi i cili ne 1332 thote se: SHQIPETARET EDHE PSE KANE NJE GJUHE KREJTESISHT TJETER NGA LATINET, NE LIBRAT E TYNE PERDORIN ALFABETIN LATIN:
KORIFEJT E PARE TE LETERSISE SHQIPE!







 
                      MARIN BARLETI    (1460-1513) 
 Barleti ashte humanisti i pare shqipetare dhe nje nder ma te njohunit humaniste europian te kohes, vepra ma e njohune e ti ashte <Historia e Skenderbeut> e cila per jehonen qe bani ne europe u botue plot tre here ne latinisht,ne Strazburg(1537)ne Frankfurt(1578)dhe Zagreb(1743),Vepra ashte e botume ne latinisht per faktin e thjeshte se ajo u drejtohej interesit te madh europian per jehonen e madhe te periudhes Skenderbegiane bashkohes dhe deshmitare i se ciles ishte!Vepra perbehet nga dy pjese ku e para ka 6 libra dhe e dyta 7!Vepra te tjera jane<Rrethimi i Shkodres> me (1504) ne kete beteje ai mori pjese aktiv;Me (1513) botoi <Shkurtore e jetes se papeve> te cilen ia kushtonte Pjeter Engjellit vellait te Pal Engjellit kryepeshkop i Durresit I cili e kishte perkrahur per vepren kushtuar Skenderbeut.                       

                                                                                                                                                                                                           




                         GJON BUZUKU !    (Shqiperusi i pare)
Ashte autori i pare i librit te pare ne shqip!<Meshari>ashte nje veper me karakter fetare qe perdorej ne meshat kishtare dhe qe ai e shkruajti nga 20 marsi i 1554 deri ne 5 janare 1555.Buzuku ishte prift i malsis se Mbishkodres me origjine nga fshati Kraje.       
Ai ishte i vetedishem per rendesine e vepres ai deshmon se e mer kete veprim per shkak se nuk kishte libra ne shqip dhe se dashtunia per vendin e bante te merte mundimin me <zdritun pak mendet>per popullin e tij!Meshari ka vlera te mdha artistike per faktin se ai perdor nje mjeshteri artistike qe tejkalon kufijt e nje libri fetare,ka pasuri te madhe fjaloristik per fjalet e shumta e te vjetra shqipe,si dhe ka vlera historike per gjuhen e perdorur e cila ashte gegnisht e perdorur si nje gjuh unike edhe ne jug dhe tek arbereshet e italise:pra,nuk kishte filluar difirencimi dialekteve.Keshtu Buzuku ashte babai i gjuhes se shkruar dhe vepra e tij Meshari ashte monument thelbesore i kultures,gjuhes dhe historise se gjuhes shqipe.




                                    LEK MATRANGA  (1560-1619)
                                              (Vjershtari i pare)
Shkrimtari me i hereshem Arberesh,Matranga ishte klerik meshtare i cili hapi siparin e nji plejade Arbreshersish me culture qe nen krenarine e perudhes Skenderbegiane do mbanin gjalle per shekuj identitetin dhe gjuhen shqipe deri ne ditet tona.
E mbesueme e kreshtere(Dottrina Christiana)ashte vepra e tij qe realish eshte perkthim i nje libri te jezuitit Spanjoll i qujtun P.Landesma!Libri ashte ne formen e KATAKIZMI(ligjerim i shkurt pytje-pergjigje i mesimit per doktrinen kristiane).
Pjese e keti perkthimi ashte dhe vjersha <Kenge e peshpirteshme> e cila ashte origjineliteti i tij dhe vjersha e pare e gjuhes shqipe,dialekti qe perdor Matranga ashte toskenishte shume e hereshme gja qe i shton vleren historike.



      
               PJETER BUDI  (1566-1622)  

  (Shkrimtari dhe poeti i pare origjinal shqipeta

Lindi ne Guribardhe te Matit mesimet e para i mori ne vendlindje si autodidakt per tu ba prift ne moshen 21 vjece!Sherbeu si prift ne kosove e maqedoni per tu emru nga selia e shejt si vikar i pergjitheshem i serbise!
Budi ashte para-nacionalisti i pare qe kishte nje botkuptim te kthjellet per vetedijen nacionale e kulturore per vendin dhe popullin e tij.Kete botkuptim dhe bindjet e tij atdhetare e ka shprehur qarte ne programin e tij per nje kryengritje ballkanike,dokumentin te cilin ia drejtonte Romes,ne dekument ai ben nje pershkrim te historise dhe etnologjise shqipetare ku ngre nalt karakterin dhe vullnetin e shqipetareve per nje kryengritje !Budi organizoi nje lidhje me meshtare shqipetare e cila nuk pranonte meshtare te huaj ne tokat shqipetare.Keshtu per kete veprimtari politike ai dhe vritet ne perpjekje per te keluar lumen Drin.
Veprat e tij jane <Doktrina e krishtene>(1618)<Rituali roman> (1621) <Kush thote meshe,keto kafshe i duhen me sherbyen> (1621) dhe <Pasqyr e te rrefyemit> (1621)
Vepra ma e shqume e tij ashte  <Doktriena e Krishtene>e ribotuma tre her per gjate kohnave,(1639-1664-1868).
Origjinaliteti i Budit qendron ne 100 faqe proze origjinale e gjendune ne veprat e tij dhe plot 3200 vargje duke e ba poetin e pare shqipetare original. 
Ne foto Pjeter Budi duke u rrefyer Rome 1921 marre nga libraria e Vatikanit. 




                           FRANG BARDHI  (1606-1643)

                  (Gjuhetar,Leksograf,Etnograf,Folklorist i pare) 

Frang Bardhi lindi ne Kallmet te Zardimes ne nje familje te njohune e cila kishte nxjere Ipeshkvij dhe Kapedane dhe qe kishin lidhje me Venedikun.Mesimet e para i mori ne vendlinje,ne moshen 22 vjece u ba prift per te vazhdu studimet ne kolegjin Ilirjan te Loretos dhe seminarin e Propagandes ne Rome.            Veprat e tij jane <Fjalori Latinisht_Shqip 1635>dhe <Skenderbeu 1636>(apologji per te),Budi vdiq i ri por ai deshmon se ka dhe shume perkthime qe kane humb ose nuk jane gjete hala.
Fjalori i Budit ashte fjalori i pare ne shqip,ne kolonen shqip jep dhe kuptimin ne turqish ndersa ne kolonen latinisht jep dhe kuptimin italish duke tregu keshtu se ai I njihte keto gjuhe dhe se fjalori ishte me i gjane se kaq.
 Ne ket veper ai permbledh dhe fjale te urta shqipetare dhe sentenca shqipe qe kane te bajne me pervojen dhe psikologjine e vecante te shqipetarit duke e ba keshtu Budin Linguistin dhe Etnologun e pare shqipetare qe la nje pasuni te madhe ne kete fushe.
Ne vepren apologjike <Skenderbeu>ai flet per origjinen autoktone te Skenderbeut te cilin kishin filluar ta pervetesonin vende te ndrysheme,keshtu ai hedh poshte me argumenta pretendimet e nje studiuesi Maranoviq i cili pretendon origjinen Boshnjake te Skenderbeut.Budi thumbon dhe ironizon studiues te tille te cilet mundoheshin ta pervetesonin figuren e Skenderbeut,gjithashtu Budi shprehet me emocion dhe krenari per figuren e heroit shqipetare dhe per faktin se po i rikthente shqipetareve heroin e tyne.




                          PJETER BOGDANI  (1630-1689)

             (Shkrimtari ma i madh i letersise se vjeter shqipetare)
Lindi ne Gur te Asit Prizren nga nje familje mjaft e mocme si deshmon dhe vet ai.Kreu studimet ne kolegjine e ilirjan te loretos dhe ne ata te propagandes ne Rome.U dimplomu ne teologji dhe filozofi.
Punoi si meshtare ne Pult per tu emru ipeshkv i Shkodres dhe ma pas ne Shkup ku dhe shkrujti kryevepren e tij per 10 vjete <Ceta e Profeteve>i perndjekun vazhdimisht nga autotitetet turke gja qe ia veshtiresoi veprimtarine vdes ne Prishtine me 1689.
Vepra ndahet ne dy vellime,i pari Ceta e Profeteve dhe i dyti,Mbi jeten e jezu Krishtit  vepra ashte ne shqip dhe italisht,vepra karakterizohet nga origjinaliteti i plote qe rrok filozofine,poetike,retorike,poezi e proze.Thellsia e mendimit,mjeshteria gjuhesore ne shqip si dhe niveli artistik e ngrtin ne nivelet ma te nalta te kohes se ti duke e ba vepren monument te pa sevendsueshem te kultures shqipe.Ne veper Bogdani perdor emnat e vendeve shqipetare si emra te personazheve duke e perkund keshtu vendin dhe identitetin ne djepin e botes krijuese me nje nivel te larte artistik dhe filozofik.

Autor dhe Studiues :  Besnik Bucaj
Gazeta Shkelzeni :     Ju lutemi te tregoni autorin si dhe gazetan nese ky shkrim perdoret flm 

Bajram Curri

                                                             BAJRAM CURRI! (1862-1925)

Lindi ne gjakove nga nje familje nga fshati Margegaj I Malsise se gjakoves,lindja e tij eshte nje epilog epik i nje njeriu fati i se cilit do i nenshtrohej fatalizmit te mynyres se lindjes!I shperngulur me familje nga fshti drejte Gjakoves lind rruges ne nje qerre njeriu i cili do ta kalonte tan jeten e tij ne nji rrugtim epik i cili do ta rradhise si nje nder rilindasit dhe themeluesit me te mdhenj te kombit shqipetare.
I brymosun me idete te Lidhjes se Prizrenit ai do te ishte krah i djathte i Zek Byberit ne themelimin e Lidhjes Besa-Bese(Pejes).Ishte pjese e gjitha kryengritjeve qe nga 1908 e deri tek ajo e pergjitheshmja e 1912 ku forcat e udhehequra nga ai shkateruan forcat osm

ane ne betejen vendimtare te qafes e se Prushit per te marshu me triumf ne clirimin e Shkupit ne
korrik te po atij viti duke cliruar keshtu vilajetin e Kosoves dhe duke shenue fitoren e shqipetareve per balle perandorise se gjynezueme tashma,osmane dhe per te arritur pavarsine.

Ne foto B.Curri me shoke

Me 1918 ishte nje nder themeluesit dhe anetaret e organizates ma te fuqishme qe ka vepru ne trojet shqipetare,Komiteti:Mbrojtja kombetare e kosoves,ai do ta udhehiqte ne perudhat 1918 e deri ne 1925 kur dhe do vritej,si figure kryesore e organizates e cila udhehiqte luften Kacake e cila eklipsoi pushtetin Serb ne kosove dhe e cliroi pjeserisht ate.B.Curri ishe nenkryetare i klubit Bashkimi te Shkupit i cili mlodhi Kongresin e Manastirt qe do te vendoste per alfabetin.Kontributi i tij ne fushen e kultures dhe arsimit nuk do te reduktohej vetem ne perkrahjen e alfabetit,kontributi i tij do te shtrihej fuqishem ne zhvillimin e arsimit,ne 1924 me inisjativen e tij do organizohej kongres arsimore i cili do te vendoste per zhvillimin dhe perhapjen e arsimit dhe shkollave ne shqiperi,B.Curri do te kontribuonte personalisht ne hapjen e shkollave dhe ne financimin e talenteve nepermes bursave neper vende te ndryshme perendimore per tu arsimuar.
Si antare i Mbrojtja kombetare e Kosoves me 1919 do te dergonte nje proteste Konferences se paqes ne Paris ne te cilen kerkohej te njiheshin kushtet dhe te drejtat e mohuara te shqipetareve jasht shtetit ame.
Si pasoje e veprimtarise se dendun te komitetit qe udhehiqte luften kacake gjendje brenda dhe jashte Shqiperise do te komplikohej per te arritur ne kryengritjen e 1924,nje veprimtari e tille beri qe shqiperia si shtet i ri te mos kishte stabilitet per shkak te nderhyrjeve Jugosllave te cilet kerkonin nderprerjen ndihmes nga ana e shtetit shqipetare.
Duke e kuptuar nevojen per nje stabilitet per shtetin e ri dhe per te larguar nderhyrjet e vazhdueshme jugosllave Ahmet Zogu dikure i mbeshtetur nga B.Curri dhe bashkepunetore ne ndertimin e shtetit shqipetare,u be kundershtari politik i cili nga i rrezuar do te behej ngadhnjyes me triunfin e Legalitetit te 1925.
I ndjekur nga forcat xhandare per tu kapur dhe derzuar vrasja e tij me 29 mars 1925 ka nje tis misteri per ate nese vertete  kerkohej vrasja nga ana e qeverise se Zogut apo nese ne vrasjen e tij kane vepruar agjenturat serbe te cilat perfitonin nga rasti per te vrare ate qe me plot goje do quhet Plaku i maleve.
B.Curri mbetet si nje nga figurat baballare te kombit shqipetare,udheheqes ushtarak njohes i mire i politikes ai do i dilte ne shteg nevojave te kombit shqipetare ne momente kruciale te ekzistences per aq sa ai ishte gjalle,per kete peshe te madhe qe ka kjo figure shteti shqipetare por dhe shteti i dyte shqipetare (Kosova) do te dekuronin me titullin hero Kombetare.




B.B

Haxhi Zeke Byberi

Ne kete foto origjinale jane.

1-Alipash-Gucia
2-Haxhi-Zeka
3-Jakup-Ferri
4-Kadri-Bajri. 

Haxhi Zek Biberi (20 dhjetor1832-20shkurt1902) Emni i vertete Zenel Byberi,lindi ne fshatin Shoshan te Malsis se Gjakoves(Tropoje), emnin me te cilin njihet ne analet e historise e mori pasi u ba figure e njohun e parise shqipetare ne sistemin osman te kohes.I zhvendosun me familjen qe ne moshen 5 vjece ne Peje ai do te merte arsimin baze per te vazhdu ate ma te nalte ne Gjakove. Haxhi Zeka u rrit ne nje fmini te varfer,pasi kreu arsimin ne Gjakove u punsu si mesues ne shkollat  fetare islame te kohes,vec kesaj ai u punesu dhe si sekretare dhe llogaritare prane familjes Sheremeti ne Peje. Puna prane kesaj familje aristokratike e kohes si dhe zgjuarsia dhe intuita e tij i dhan mundesi qe dora-dores Haxhi Zeka te pasurohej dhe te integrohej ne klasen aristokratike te kohes. Ai shendoshi pozitat e tij ekonomike duke ble toka ne Peje e ma gjane,ndertoj shpi e ngriti bizneset e tij si dyqane mullinj etj,gjitha keto i dhane mundesin me u shkeput nga familja Sheremeti dhe te bahej keshtu nji nga figurat ma me rreputacion si per nga ana ekonomike dhe ajo politike,pervec titullit  Msues(Mulla) qe e kishte mare qe here ai do merte dhe tituj tjere si Haxhi me te cilin dhe njihet ma se shumti,Efendi dhe mas vdekjes dhe Pashe! Duke pase pozita te tilla,formim kulturor si dhe nje edukate familjare e lidhune me tabanin autokton ai shpejt do kishte largpamesine per te kuptu pozitat e popullit shqiptare duke u ba keshtu nji me hallet dhe problemin e popullit te tij.Haxhi Zeka do aktivizohej qe perpara Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (10 qershor 1878) ne kuvendime dhe aksione ne te cilen do te spikaste zgjuarsia dhe vendosmeria per te pri dhe per te ndjek me besnikeri aspiratat e verteta dhe qe i nevojiteshin Shqipetarve ne ate kohe.Pikirisht nje emen i tille dhe nje besim qe gezonte ne popull dhe qarqet shqipetare te kohes bani qe ne lidhjen e Prizrenit te ishte jo vetem nje nga organizatoret e Lidhjes por dhe te ishte nje nga figurat ma te spikatuna te saje.Ne Lidhjen e Prizrenit ai do perfaqesonte idete rradikale qe ishin per nje politike shkeputese nga perandoria,ai do te ishte ne Keshillin Qendrore te Lidhjes,organi ne fjale perpilonte  vijen politike te Lidhjes.    I shqum H.Zeka do bahej jo vetem per idete e vlefshme ne mledhjet e lidhjes por dhe per rrolin kyc qe do te lunte ai ne rrafshin konkret ne terren,kontributi i jashtezakonshem i tij do te spikaste ne mbrojtjen e Plaves,Gucis,Hotit,Grudes  etj ku ai do te vinte pasurine e tij ne funksion te mbajtjes se ushtrise se bardhe sic quhej per shkak te veshjeve dhe plisit te bardhe shqipetare. Duke qene figure kyce e lidhjes ai do te bahej flamurtar i ideve te Lidhjes se Prizrenit dhe pasi ajo do te shtypej me 1881 dhe inernimit(1893-1896).I ndjekun nga figura si Riza kryeziu,Bajram Curri etj,ai do te mirte nje sipermarje historike qe do ta shndriste figuren e tij ne historine kombetare duke e ba nji nga figurat pa dyshim ma te pa krahasueshme te rilindasve.Fjala ashte per Lidhjen qe vet ai do e ideonte dhe do ta udhehiqte Lidhjen e Pejes ose sic njihet Besa-Bese. Me 23-29 janare 1899 pas nje pune dhe veprimtarie te dendun diplomatike brenda vendit H.Zeka ngriti dhe nje her nalt aspiratat e shqipetarve duke shpalle keshtu lidhjen e dyte shqipetare e cila do kishte si qellim arritjen e aspiratave te shqipetareve.Lidhja Besa-Bese si bosht te saje kishte po ato qellime qe pati dhe lidhja e Prizrenit qe ishte bashkimi i vilajeteve shqipetare ne nja te vetem autonom. si parakusht per nje shkeputje te ma voneshme,qellimi ishte gjithashtu qe  ne c`far do lloj situate te vinte,trojet shqipetare te ishin me nje status te njohun nderkomtarisht.   Origjinaliteti i doktrines politike qe ndoqi H.Zeka kesaj rradhe,ishte se lidhjen e konceptoi si nje Bese te madhe per te shmangur te carat qe ishin shfaqur ne lidhjen e Prizrenit,qellimi ishte qe kesaj rradhe dallimet fetare,klasore dhe pavendosmeria e perfaqesuesve pro sulltanist te mos prevalonte ne vendimet qe do mireshin.Ne thelb lidhja parashihte qe jo vetem te arrihej bashkimi i trojeve shqipetare ne nje shtet autonom por dhe qe ky shtet autonom te ishte mbi baza moderne ne formen e nje republike me institucione te tilla dhe ku H.Zeka te ishte guvernatori i pare i shtetit shqipetare.Kjo periudhe e mbushune me shpresa si dhe figura e H.Zekes i cili me nje vendosmeri dhe kthjelltesi mbante nalt flamurin e levizjes dhe udhehiqte shqipetaret,frymezoi dhe Sami Frasherin te shkruante vepren Shqiperia c`ka qene c`eshte dhe c`do te behet!I mbushur me besim se kesaj here lidhja e udhehequr nga H.Zeka do tja arrinte qellimit autori projektonte shqiperine oksidentale me institucone arsimore dhe politike te tilla. Fatekeqesisht lidhja,ne kushtet kur porta e nalte nuk pranonte nje gja te tille dhe ku qendrimi i fuqive te medha ishte per dekonspirimin e qellimeve te shqipetareve,u shtyp ne fund te 1900 por qe jo pa lane pas naltfrymzimin per brezat qe do vinin per ta cu ne fund vullnetin dhe aspiratat e shqiptareve! Me 21 shkurt 1902 Haxhi Zeka vritet ne nje atantat te pagum nga agjentura serbe e cila kerkonte parapergatitjen per invadimin ne trojet shqipetare. Mare ne tersi mund te thuhet se H.Zeka ashte nje rilindas i pa krahasueshem mund te thuhet,figura e tij shfaqet komplekse e ne te njejten kohe dhe si nje figure e forte dhe me mjaft autoritet.Duhet thane se lidhja Besa-Bese ashte nje produkt po thuaj tersore i tij,mjafton te kihet parasysh fakti se nese lidhja do tia arrinte qellimit per ta ba shqiperin autonome me guvernator H.Zeken atehere do ta kemi ma te qarte dimensionin e vertete te figures se ti i cili do te kishte pa dyshim meriten historike te themelimit te shtetit shqipetare.Historiografia shqipetare duhet te pershfaqi ma dukshem figuren e ti ashtu sic dhe figura e tij meriton qe tashma te nxiret nga nenfleftesimi i qellimshem qe i bahet kesaj figure simbol.


    


Nga Besnik Bucaj 

              

Aty ku nis rrugen Flamuri i pamvarsis

                   Ne kete foto jane.  Komiteti: "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"

Bajram Curri. 
Kadri Prishtina.
Hasan Prishtina.
Bedri Pejani.
Sali Rama. etj

Kushdo qe lexon sa do pak nga historite qe bene epoke, qofte per nje komb ose per shume te tille ka ne mendje fillimin, ecurine dhe finalizimin e rrugetimit epokal te historise qe percakton nje epoke te tille! Te gjithe e dine pak a shume per 28 nentorin e 1912 por jo shume e dine te sintetizume historine e kesaj periudhe! Vitet 1909-1912 jane vite te nje lufte e perpjekje te pa epun te shqipetarve ne vilajetet e Kosoves dhe Shkodres te cilet luften e tyne e kishin ne vazhden e idealeve kombetare te Lidhjes se Prizrenit dhe  asaj te Zek Byberit, Lidhjen Besa-Bese. Te mashtruem disa here nga mos respektimi i marreveshjeve qe u banin xhon turqit, shqipetaret me 1912 e gjeten veten ma kompakt e ma te vendosun per qellimet e tyne. Hasan Prishtina perfaqesues i vilajetit te Kosoves ne parlamentin osman u ba flamurtar i pare qe hapun dhe me kurajo deklaroi se; Nese qeveria osmane nuk mer parasysh aspiratat e shqipetareve atehere do jem une qe do mar flamurin e kryengritjes. Te mbledhun ne lagjen Taksim te Stambollit pas keti qendrimi kurajoz, ne shpine e Syrja Vlores; H.Prishtina I.Qemali Bedri Pejani, Esat Toptani etj, hartuan nje plan per nje kryengritje te pergjitheshme organizator politik i se ciles ishte vet Hasan Prishtina. Relisht obligimet e marra u zbatuan vetm nga H.Prishtina I.Qemali e ndoj tjeter. Barren e kryengritjes do ta mbante si gjithmone Kosova per te zbritur me pas ne jug te shqiperise, nderkaq I.Qemali u ngarku te ndermirte nje turne ne kancelarite europiane per te lobue ne mbeshtetje te shqipetareve dhe per te mbledh te holla per armatim.


H.Prishtina kreu i kesaj sipermarrje vijonte nje fushate te dendun diplomatike per te afruar e nxitur te gjithe faktoret anti osman brenda dhe jashte perandorise.Keshtu ai hyni ne bisedime me perfaqesues Arabe e Kurde te cilet i nxiti qe te vepronin nen shembullin e shqipetareve ashtu sic realisht do te vepronin me vone per tu shkepute .Gjithashtu ai hyni ne bisedime dhe me perfaqesues te levizjes Maqedonase te cileve u premtoi krijimin e nje shteti Shqiptaro-Maqedonas, realisht qellimi ishte qe te rriste fuqine goditese!
H.Prishtina vemendjen kryesore e drejtoi kah fuqite e medha te cilat kishin potencialin qe te benin realitet perpjekjet shqipetare te cilat realisht po i dekonspironin ne vazhdimesi qe nga Lidhja e Prisrenit. Ne lidhje me Angline, Prishtina mori premtimin se ajo nuk do ta kundershtonte por dhe nuk do ta perkrahte kryegritjen, Austro-Hungaria nga ana e saje keshilloi qe te mos prishte status-quone e mbeshtetun ga fuqite e tjera per shkak se keshtu  do te fajsoheshin shqipetaret dhe per kete nuk do te mbeshteteshin. Nga vendet fqinje Serbia e cila kishte interesat e saje premtoi se nuk do te nderpriste rruget e furnizimit me arme nga veriu i trojeve shqipetare. Ne tersi vendet tjera preferun qe te mbanin nje qendrim te rezervum gja qe impononte dhe politiken e kujdeseshme qe ndiqte H.Prishtina i cili kishte parasysh dhe kercenimin e planeve shoviniste fqinje! Keshtu ai kerkonte te perdorte qenjen ne perandorine osmane si nje umbrelle e cila ndihmonte shqipetaret per tu ruajtur nga copetimi si dhe te kanaqte kerkesen e fuqive te medha qe kerkonin ruajtjen e status-quose per perandorine osmane! Keshtu ai ishte i vetedishem se e vetmja hapsine per te vepruar ishte qellimi per te bashkuar vilajetet shqipetare ne nje te vetem autonom, kerkese maksimale qe per qeverine osmane por dhe per fuqite e medha ishte e pa pranueshme.
Si krah te djathte per organizimin politik dhe ushtarak ne terren H.Prishtina kishte B.Currin I.Boletinin Idriz Seferin te cilet realisht perbanin berrthamen kryesore (ne terren) se ciles u bashkohej dhe I.Qemali, L.Gurakuqi, Nikoll Kacorri e te tjere rroli i te cileve do te dilte ma vone.


NGA  MALSIA E  GJAKOVES DHE JUNIKU  DREJTE  TRIUMFIT !

Me 21 prill 1912 mblidhet kuvendi i kater bajraqeve ne Malsine e Gjakoves i cili kishte per qellimorganizimindhe bashkeveprimin e kryengritjes. Keshtu nga Malsia e Gjakoves u u leshu thirrja drejtuar popullit shqipetare per kryengritje dhe bashkim nen nje komitet kombetare. (Dokumenti eshte i ruajtun). Nderkaq veprimet ushtarake te nisuna nga Malsia e Gjakoves kishin krijue nje hapsine te lire qe shtrihej ne thellsi te Gjakoves dhe ne baze te planit te H.Prishtines u vendos qe ne fshatin Junik te mblidhej nje kuvend mbare kombetare; keshtu me 21-25 maj 1912 u mblodh kuvendi i Junikut ne te cilin moren pjese rreth 250 delegate nga Kosova, Shkodra, Elbasani dhe perfaqesues nga jugu.
Kuvendi vendosi qe te shperthente nje kryengritje te pergjitheshme me kerkesen thelbesore arritjen e autonomise!  
Duke pare situaten qeveria turke dyndi ushtri te shumta ne territoret shqipetare vecanarisht ne kosove. Forcat shqipetare nen drejtimin e I Boletinit kishin arritur disa suksese per marjen e Pejes, nderkaq forcat turke sulmojne qendren e kryengritjes Malsine e Gjakoves; Te udhehequn nga B.Curri ne Qafen e Prushit forcat shqipetare zhvilluan nje beteje vendimtare duke thye plot kater batalione turke duke i dhane keshtu shpirt kryengritjes,sic do shprehej H.Prishtina.
Relisht kjo beteje tregoi qarte forcen goditese te shqipetareve dhe vuni ne levizje dhe konjikturat ballkanike per te pershpejtu dakordimin e planeve te tyne shoviniste.
Nderkohe disfata ushtarake shkaktoi nje termet ne Stamboll duke sjelle nje rrevolte anti qeveritare ne ushtri. E gjendun ne nje situate te tille qeveria osmane pranoi te hynte ne bisedime me H.Prishtinen, keshtu me 22korrik 1912 pasi qe ishte  formuar kabineti i ri qeveritare pala turke dergoi nje komision te kryesuar nga Sulejman Pasha.
Ne bisedimet e para Hasan Prishtina pervec kerkesave per autonomi kerkoi dhe shperndarjen e parlamintit (sic duket keshtu ai kerkonte te fuste ma ne krize shtetin osman nga i cili mund te perfitonte ma shume) zgjedhjet e atij viti ishin kontestue nga shqipetaret per manipulime ne kurriz te tyne! Kjo kerkese u cilsue e pa pranueshme por H.Prishtina deklaroi se shqipetaret ishin te gatshem te marshonin drejte Stambollit! I tronditur nga ky kercenim Veziri(kryeministri) njoftoi H.Prishtinen te vijonin bisedimet pasi kishte shkarkue dhe zevendesue Sulejman Pashen me perfaqesuesin e ri Ibrahim Pasha.
Ibrahim Pasha u mundue qe ne bisedime ta trajtonte kryengritjen si lokale qe perfshinte vetem veriun, por ai deshtoi perballe qendrimit te H.Prishtines dhe B.Currit, nderkaq H.Prishtina parashtroi kerkesat e Junikut per shpalljen e kufijve te nje shqiperie autonome.
Duke pare situaten,jo vetem autoritetet turke por dhe agjenturat e shteteve fqinje u munduan te percanin udheheqen shqipetare,nga ana e saje qeveria turke lunte me karten e rrezikut te coptimit nga shtetet fqinje, nderkohe qe agjenturat fqinje nuk mund te mirprisnin nje sukses te shqipetareve ne bisedime dhe per kete kerkonin qe te fitonin kohe permes shtyrjes dhe zgjatjes se bisedimeve. Propaganda turke me gogolin e planeve shoviniste lekundi disa krene shqipetare ne mes te cileve dhe vet I.Boletinin por H.Prishtina e kuptonte lojen dhe keshtu gjate gushtit mblodhi kuvendin e Ferizait per te rikonfirmue unitetin ne udheheqen shqipetare.
Duke mare ne konsidrate rrezikun realist nga kercenimi i coptimit dhe percarjen qe mund te sillte ne udheheqen shqipetare H.Prishtina hartoi nje plateforme te re me 14 pika te cilat shmangnin shprehjen autonomi por qe ne thelb 14 pikat konkludonin dhe conin ne autonomi.
Katrembedhjet pikat e dokumentit iu dorezuan pales turke me kecenimin se nese nuk plotesoheshin mbrenda 2 diteve forcat shqipetare do mernin shkupin si paraljamrim qe ma leshime nuk banin shqipetaret dhe se rradhen ma pas e kishte Selaniku, Shkupi realisht ishte vend strategjik,jo vetem si qendra e vilajetit te Kosoves por dhe per faktin se ishte nyje kyce mes teritoreve shqipetare dhe perandorise osmane ne lindje!Duke mos iu pergjigjun ultimatumit forcat shqipetare marshuen drejt shkupit  me 11 gusht per ta clirue tersisht me 15 gusht me hymjen e forcave kryesore te udhehequn nga B.Curri.Pas kesaj filloi clirimi i territoreve te gjana dhe shtrirja e e kryngritjes ne jug nen thirrjen : ti bashkohemi vellezerve gege per autonomi:
Duke pare situaten e veshtire qeveria turke pranoi 12 nga 14 pikat e H.Prishtines, dy pikat ne fjale banin fjale per penalizimin e funksinareve qeveritare gja qe nuk I interesonte as H.Prishtines.
Ne keto  kushte dhe duke mare ne konsiderate rrezikun fqinj H.Prishtina deklaroi nderprerjen e veprimeve ushtarake.Keshtu realizimi i qellimeve u arrit dhe 14 pikat e hartuara nga H.Prishtina i hapen rruge procesit te vetevendosjes se shqipetareve.
Monarkite shoviniste duke pare suksesin e arritun nga shqipetaret shperthyen luftat ballkanike,qellimi i te cilave realisht ishte coptimi i trojeve shqipetare ne rradhe te pare. Momenti i gjetun per te fillue luften nuk ishte i rastesishem,me shqipetaret e lodhun dhe turqit e mundun nga shqipetaret!monarkite e ballkanit do ta kishin shume te thjeshte qe te realizonin qellimet e tyne.
Gjate nentorit forcat monarkike pushtuan pjesen ma te madhe te territoreve shqipetare duke ba te qarte se tashma nuk mbetej gja tjeter vec te shpallej pamvarsia!Ne perpjekje per te frenue vershimin e ushtrive serbo-malazeze H.Prishtina B.Curri I.Boletini etj nuk arriten qe te mernin pjese ne kuvendin emergjent per situaten,te mbajtur ne Vlore,te mbeshtetun nga kancelari europiane I.Qemali L.Gurakuqi N.Kacorri etj vendosen te shpallin pavarsine pa kane nevoja qe te mblidheshin gjithe delegatet te cilet ne gjendjen e krijueme e kishin te pa mundun te mbrrinin;qytetet si TirananElbasani etj shpallen pavarsine per ti pararprir pushtimit pa u mbledhe kuvendi.
Keshtu me 28 nentor 1912 u mblodh kuvendi dhe po ate dite u shpall vullneti i kombit shqipetare per te kane te pa varun,nje dite ma vone Isa Boletini qe perfaqesonte kosoven mberriti ne Vlore per te puth gjakun e shqipetareve e ne rradhe te pare te kosoves, rrekete e se ciles rrodhen deri ne Vlore per tu misheru ne flamurin e pavarsise!

Nga Besnik Bucaj